Princi William thuhet se është gati t’ua heqë Meghan Marklet dhe princit Harry titullin “Lartësia e tij mbretërore” (HRH) sapo të ngjitet në fron.
Një veprim vendimtar, ndoshta i pashmangshëm, që vjen pas muajsh, ose më saktë, vitesh tensioni midis çiftit Montecito dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore.
Kjo lëvizje e supozuar ende nuk është zyrtarizuar nga burime pranë shtëpisë mbretërore, por ata shprehen se princi William nuk e ka ndërmend të lartësojë ata që sipas tij kanë tradhtuar gjithçka që përfaqëson familja.
Një burim pranë monarkut të ardhshëm thotë se William i urren dhe i përçmon Harry-n dhe Meghan-in në çdo gjë që bëjnë.