Ciara bëri një paraqitje surprizë më 3 tetor në sfilatën e Junya Watanabe, gjatë Javës së Modës në Paris. Këngëtarja 40-vjeçare prezantoi veshje që theksonin barkun e shtatzënisë, me ngjyra të ndezura dhe aksesorë argjendi.
Paraqitja vjen rreth një muaj pasi ajo dhe bashkëshorti Russell Wilson njoftuan se presin një tjetër fëmijë. Ky eshte femiu i pestë i saj. Çifti ka tre fëmijë së bashku, ndërsa Ciara ka edhe një djalë nga lidhja e mëparshme me reperin Future.


