Bota e filmit dhe arteve marciale ka humbur një ikonë të vërtetë. Chuck Norris ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, vetëm pak ditë pasi festoi ditëlindjen e tij dhe ndau një mesazh emocional me fansat, ku shkroi: “Nuk po plakem, po përmirësohem”. Aktori kishte falënderuar publikisht mbështetjen e fansave, duke e quajtur atë një nga gjërat më të çmuara në jetën e tij.
Në një deklaratë prekëse, familja e tij e përshkroi si më shumë se një yll: një bashkëshort i përkushtuar, baba dhe gjysh i dashur dhe zemra e familjes. Norris do të kujtohet si simbol i forcës, disiplinës dhe karizmës, një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në industrinë e filmit dhe në botën e arteve marciale.


