Supermodelja e njohur Christy Turlington ka ndarë një moment të veçantë familjar, duke festuar diplomimin e vajzës së saj, Grace Burns, në Universitetin e New York-ut (NYU). Në një postim emocional në Instagram, Turlington e quajti këtë arritje “një moment të madh jetësor”, ndërsa publikoi fotografi familjare nga ceremonia e diplomimit.
Grace Burns, 22 vjeçe, ka ndjekur studimet paralelisht me karrierën e saj në modeling. Në festimet e diplomimit mori pjesë edhe babai i saj, aktori Ed Burns, ndërsa familja u shfaq shumë e emocionuar për këtë sukses akademik.


