Christina Koch është bërë gruaja e parë që ka përfunduar një udhëtim drejt Hënës, duke shënuar një moment historik në kuadër të misionit Artemis II. Ajo tregoi se është përshtatur jashtëzakonisht mirë me jetën në hapësirë dhe se përjetimi është aq i veçantë sa nuk ndihet ende gati për t’u kthyer në Tokë. Koch veçoi edhe performancën e shkëlqyer të anijes Orion, të cilën pati mundësinë ta drejtojë manualisht, duke e quajtur një nga momentet më mbresëlënëse të misionit.
Ekuipazhi përjetoi gjithashtu një spektakël të rrallë një eklips të plotë diellor të parë nga hapësira, si dhe pamje unike të yjeve dhe planetëve si Venusi, Marsi dhe Saturni. Pas një ndërprerjeje të pritshme komunikimi gjatë kalimit pas Hënës, astronautët kanë rifituar kontaktin me Tokën dhe tashmë janë në rrugën e kthimit, duke përmbyllur një nga misionet më emocionuese të kohëve të fundit.


