Christina Aguilera ka surprizuar ndjekësit duke publikuar një fotografi të rrallë me vajzën e saj, Summer Rain, tashmë 12 vjeçe. Këngëtarja 45-vjeçare e ndau fotografinë në Instagram, si pjesë e një përmbledhjeje me momente nga vera.
Në fotografi, Aguilera shihet e mbështetur pranë vajzës së saj, ndërsa Summer qëndron e ulur mbi pjesën e përparme të një veture ngjyrë blu të çelët dhe përqafon të ëmën. Postimin këngëtarja e shoqëroi me mbishkrimin e shkurtër “Summerween” dhe disa emoji.
Summer është vajza e Aguilerës me të fejuarin e saj Matt Rutler. Këngëtarja është gjithashtu nënë e djalit Max, 18 vjeç, nga martesa e mëparshme me Jordan Bratman.
Aguilera ka treguar më herët se Summer është shumë kreative: i pëlqen të pikturojë, të vizatojë dhe së fundmi ka shfaqur interes edhe për aktrimin, duke marrë disa mësime. Këngëtarja ka theksuar se nuk dëshiron t’ua imponojë fëmijëve rrugën e saj artistike, por t’i mbështesë në atë që ata zgjedhin.


