Pas më shumë se gjashtë dekadash karrierë, këngëtarja legjendare Cher njoftoi tërheqjen e saj nga industria e muzikës. Këtë vendim ajo ia ka bërë të ditur publikut gjatë shfaqjes së saj në Teatrin Lyceum në Londër, ku deklaroi se ka ardhur koha për t’i dhënë lamtumirën karrierës së saj. Cher pranoi se është gati të qetësohet dhe të shijojë pensionin e saj, por se fillimisht dëshiron të nxjerrë një tjetër album.
Albumi i saj i fundit u publikua në vitin 2013 dhe ndoshta albumi i ri do të jetë i fundit. Gjatë performancës, Cher shprehu emocionet e saj për këngët e saj të reja, por bëri edhe shaka për moshën e saj, duke thënë se ishte e moshuar dhe do të ishte personi më i vjetër në një shtëpi pleqsh. Ajo tha gjithashtu se do të donte të ishte sërish 60 vjeç dhe se plakja nuk ka qenë gjithmonë e lehtë për të.