Artisja e njohur Cher ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit Val Kilmer, me të cilin kishte qenë në një lidhje në vitet ’80. Edhe pse rrugët e tyre u ndanë, miqësia e tyre vazhdoi për vite me radhë.
Kilmer, i cili kishte kaluar një betejë të gjatë me kancerin, ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga pneumonia.
Në një mesazh prekës në rrjetet sociale, Cher shkroi:
“Valus! Do të më mungosh. Gazmor, sfidues, por mbi të gjitha mik i madh. Trim gjatë sëmundjes.”
