Miliona përdorues të ChatGPT janë përballur sot me vështirësi serioze në përdorimin e chatbot-it, duke marrë mesazhe gabimi ose njoftime për mbingarkesë. Edhe ata që arrijnë të kenë akses, raportojnë përgjigje të çuditshme apo jo të sakta. OpenAI, kompania që qëndron pas ChatGPT, ka njoftuar përdoruesit me abonim për ndërprerje të mundshme, por ende nuk ka dhënë një shpjegim zyrtar për shkakun.
Disa spekulojnë se problemet lidhen me përditësimin e fundit që solli funksione zanore të avancuara për përdoruesit, ndërsa të tjerë mendojnë se bëhet fjalë për vështirësi teknike gjatë përmirësimit të sistemit. Ndërkohë, përdoruesit po orientohen drejt platformave alternative, ndërsa nuk dihet se kur do të rikthehet ChatGPT në funksion të plotë.