Këngëtarja Charli XCX ka dalë fituese e madhe e BRIT Awards 2025, duke rrëmbyer pesë çmime prestigjioze në ceremoninë që u mbajt në Londër. Albumi i saj “Brat”, i cili u shndërrua në një fenomen kulturor, u shpall Albumi i Vitit, ndërsa Charli u vlerësua edhe si Artistja e Vitit dhe Performuesja më e Mirë e Zhanrit Dance.
Suksesi i saj vazhdoi me këngën “Guess”, në bashkëpunim me Billie Eilish, e cila u shpall Kënga e Vitit, duke lënë pas konkurrentë të fuqishëm si “Now and Then” nga The Beatles. Charli XCX, e cila publikoi albumin e saj të parë në vitin 2013, tha se ndjehej si një “autsajdere” në industrinë muzikore britanike dhe ky vlerësim i dha asaj një ndjenjë të veçantë. Ndërkohë, Ezra Collective u shpall Grupi i Vitit në ceremoninë e këtij viti.