Një simulim i publikuar së fundmi ka treguar ndryshimet që ndodhin në trup pas eliminimit të plotë të sheqerit nga dieta për dy javë. Sipas dr. Erik Berg, në fillim mund të ndjeni dëshirë të fortë për të ngrënë ëmbëlsira dhe të përjetoni luhatje humori, por me kalimin e kohës do të keni më shumë energji, përqendrim më të mirë dhe reduktim të inflamacionit.
Berg shpjegon se trupi fillon të përdorë rezervat e yndyrës si burim energjie, lëkura bëhet më e shëndetshme, ndërsa simptomat si nervozizëm, lodhje, dhimbje koke apo nauze janë pjesë e procesit të detoksikimit dhe zakonisht zhduken gradualisht.
Ekspertët këshillojnë që reduktimi i sheqerit të bëhet gradualisht, jo menjëherë, dhe gjithmonë në konsultim me mjekun, duke siguruar marrjen e të gjithë lëndëve ushqyese të nevojshme.