Heqja dorë nga sheqeri i shtuar mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin. Sipas gastroenterologut Dr. Saurabh Sethi, kjo sjell disa përfitime kryesore:
- Mëlçi më e shëndetshme – Yndyra në mëlçi fillon të ulet, duke ndihmuar rigjenerimin e saj.
- Funksion më i mirë i veshkave – Sidomos tek ata me para-diabet ose rezistencë ndaj insulinës.
- Imunitet më i fortë – Pa sheqer të tepërt, qelizat mbrojtëse funksionojnë më mirë dhe trupi ruan minerale si magnezi e zinku.
- Mendje më e kthjellët – Fokus dhe qartësi më e madhe mendore.
- Lëkurë më e pastër dhe më pak rrezik sëmundjesh – Më pak gjasa për diabet, sëmundje zemre apo plakje të hershme të lëkurës.
Nëse pas 30 ditësh riktheheni tek ushqimet me sheqer, përfitimet zhduken shpejt. Ekspertët këshillojnë të shmangni ndryshimet drastike pa këshillim mjekësor.