Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në botë, ndërsa ekspertët thonë se dy vlerat më të rëndësishme në analizat e gjakut janë kolesteroli LDL dhe trigliceridet.
Sipas kardiologut Bradley Serwer, LDL apo “kolesteroli i keq” mund të grumbullohet në arterie dhe të rrisë rrezikun për infarkt apo goditje në tru. Ndërkohë, trigliceridet e larta lidhen kryesisht me ushqimin dhe mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.
Ekspertët rekomandojnë analiza të rregullta, aktivitet fizik, ushqim të shëndetshëm dhe më shumë fibra për të mbajtur kolesterolin nën kontroll. Në disa raste mund të nevojiten edhe barna për uljen e tij.


