Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Çfarë është HMPV dhe a ka arsye për shqetësim?

    Çfarë është HMPV dhe a ka arsye për shqetësim?

    Përzgjedhja Jonë January 9, 2025Updated:January 9, 20253 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një shpërthim i rasteve të virusit HMPV (Human Metapneumovirus) në veri të Kinës ka shkaktuar një valë shqetësimi, por ekspertët sigurojnë se rreziku për një pandemi të ngjashme me atë të COVID-19 është i ulët. HMPV është një sëmundje respiratore që shkakton simptoma të ngjashme me gripin ose të ftohtin, por mund të sjellë komplikacione më serioze si bronkiti dhe pneumonia, sidomos tek të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe personat me sistem imunitar të dobësuar. Kjo sëmundje, e cila bën pjesë në të njëjtën familje me virusin sincicial respirator (RSV), u identifikua për herë të parë në vitin 2001 në Holandë dhe zakonisht është më i përhapur gjatë stinës së ftohtë.

    Pse HMPV po përmendet në media?

    Sipas autoriteteve lokale në Kinë, numri i rasteve të HMPV ka filluar të rritet, veçanërisht tek fëmijët. Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmërur qytetarët të zbatojnë masat e higjienës dhe të kujdesen për shëndetin e tyre, por ka mohuar lajmet e qarkulluara në internet se spitalet janë tejmbushur ose se ekziston rreziku për një pandemi të re.

    Sa i rrezikshëm është HMPV?

    Simptomat e HMPV janë të ngjashme me ato të gripit ose të ftohtit të zakonshëm dhe shpesh konsiderohen si infeksione të lehta respiratore. Sipas dr. Stevens, kjo sëmundje nuk është e detyrueshme të raportohet tek autoritetet shëndetësore, pasi është e zakonshme dhe prek një pjesë të madhe të popullsisë. “Ka shumë viruse të tjera që nuk raportohen, sepse janë të përhapura dhe zakonisht shkaktojnë simptoma të lehta. Me pak pushim dhe kujdes, shumica e njerëzve rikuperohen shpejt,” shton ai.

    Kush është më i rrezikuar?

    Personat më të rrezikuar nga komplikimet serioze të HMPV janë të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe ata me sistem imunitar të dobësuar. Profesor Paul Griffin, drejtor i sëmundjeve infektive në Shërbimin Shëndetësor Mater në Brisbane, thekson se ky virus mund të shkaktojë sëmundje serioze, ndaj është e rëndësishme që publiku të jetë i informuar mbi praninë e tij. Aktualisht, nuk ka vaksina apo medikamente specifike antivirale për trajtimin e HMPV, megjithëse po punohet për zhvillimin e tyre.

    A ka arsye për shqetësim?

    Edhe pse HMPV nuk është një virus i ri dhe ka dekada që është i pranishëm, kjo do të thotë se shumica e popullsisë botërore ka zhvilluar një nivel të caktuar imuniteti nga infeksionet e kaluara. Ndryshe nga COVID-19, i cili ishte një virus krejtësisht i ri për sistemin imunitar të njeriut, HMPV nuk ka potencialin të shkaktojë një pandemi të ngjashme. “Nuk mendoj se duhet të shqetësohemi për një pandemi nga HMPV, por rritja e rasteve dhe ndikimi i tij nuk duhen injoruar,” deklaroi Griffin. “Nga pandemia e COVID-19 kemi mësuar se si të ulim përhapjen e viruseve, sidomos kur nuk kemi ende vaksina apo trajtime specifike.”

    Ekspertët gjithashtu theksojnë se duket sikur numri i rasteve po rritet, pjesërisht falë teknologjive më të avancuara që mundësojnë zbulimin dhe identifikimin e HMPV më shpejt se më parë. “Tani jemi më vigjilentë ndaj shpërthimeve të epidemive,” tha dr. Jacqueline Stevens, pedagoge në Universitetin Flinders të Australisë. “Njerëzit janë bërë më të kujdesshëm dhe vetë termi “Human Metapneumovirus” tingëllon mjaft frikësues.”

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024448 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024429 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023337 Views
    Our Picks

    Peshku – Burimi i proteinave dhe yndyrave të shëndetshme

    May 14, 2025

    Dardha – Fruti i pasur me fibra

    May 14, 2025

    Limoni – Fruti i shëndetit dhe freskisë

    May 14, 2025

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2025 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version