Julia Roberts, aktorja e famshme amerikane dhe e preferuara e Hollivudit, është fituese e çmimit prestigjioz të filmit francez “Cesar” për arritje dhe suksese në karrierë.
Çmimi do t’i jepet asaj në ceremoninë e 50-të të Çmimeve César, e cila do të zhvillohet më 28 shkurt 2025, në Sallën Olympia në Paris.
Roberts fitoi popullaritet në vitin 1990 me rolin e Vivienne Ward në filmin “Pretty Woman”, me partnerin e saj Richard Gere.
Ajo u nderua me Oscar për rolin e saj në filmin “Erin Brockovich” të vitit 2001.
Përveç Julias, çmimi do t’i jepet edhe regjisores dhe aktores franceze Agnes Jaoui dhe regjisorit britanik Christopher Nolan.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të drejtohet nga aktorja Catherine Deneuve.