Evan Spiegel, themeluesi i Snapchat, ka ironizuar hapur Mark Zuckerbergun për kopjimin e veçorive të rrjetit të tij social.
Pasi Facebook dështoi ta blinte Snapchat-in për 3 miliardë dollarë në vitin 2012, Zuckerberg vendosi ta kopjonte, duke integruar “Stories” në Instagram, Facebook dhe WhatsApp. Ky veprim ndihmoi Metën të arrinte sukses, ndërsa Snapchat mbeti në hije.
Spiegel dikur e quajti kopjimin nga Zuckerberg si “kompliment”, por duket se ka ndërruar mendje. Në profilin e tij në LinkedIn, ai ironizoi Metën duke shkruar se është “nënkryetar i departamentit të produkteve në Meta”, duke i bërë të qartë të gjithëve qëndrimin e tij mbi strategjinë e kopjimit të Metës.
Ndërkohë, vlera e Metës është afër 2 trilionë dollarëve, ndërsa Snapchat vlen rreth 18 miliardë dollarë, me pasurinë personale të Spiegelit të vlerësuar në 3 miliardë dollarë.