Céline Dion u rrëzua gjatë koncertit pranë Parisit, ndërsa interpretonte “Dans un autre monde”. Sipas People, pantallonat iu kapën te taka. Këngëtarja u ngrit menjëherë, vazhdoi interpretimin dhe u dha fansave një shenjë me gishtin e madh se ishte mirë.
Më vonë, ajo harroi për një çast tekstin e “Pour que tu m’aimes encore”, ndërsa publiku e ndihmoi duke kënduar bashkë me të. E emocionuar, Dion i falënderoi për mbështetjen gjatë rikthimit të saj në koncerte.


