Celine Dion është rikthyer në Paris, ku u prit nga fansat teksa mbërriti në hotel.
Këngëtarja 58-vjeçare u pa duke buzëqeshur dhe përshëndetur turmën, ndërsa ndodhet në kryeqytetin francez përpara një serie koncertesh.
Ky udhëtim merr rëndësi të veçantë pasi Dion po përgatitet për një rikthim të shumëpritur në koncerte pas një pauze gjashtëvjeçare. Paraqitja e saj në Paris ka ngjallur menjëherë interes, veçanërisht pas problemeve shëndetësore që e kishin detyruar të qëndronte larg turneve dhe skenës për një kohë të gjatë.


