Celine Dion performoi në Riad në shfaqjen e modës për 45 vjetorin e Elie Saab. Ajo performoi këngët I’m Alice dhe The Power Of Love dhe kënaqi publikun.
Kjo ishte performanca e parë e këngëtares 56-vjeçare që kur u shfaq në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit, ku këndoi në majë të Kullës Eifel.
Celine u shfaq në skenë me një fustan të artë.
Pasi u shfaq informacioni së fundmi se performanca e saj në hapjen e Lojërave Olimpike ishte regjistruar paraprakisht, produksioni pretendon se Celine tani po këndonte live.

