Cate Blanchett tregoi solidaritet me Gazën në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë duke veshur një fustan me ngjyrat e flamurit palestinez. Aktorja kishte veshur një fustan saten të Jean-Paul Gaultier, dizajnuar nga Haider Ackerman.
Ngjyrat e fustanit përfshinin të zezën, rozën dhe të gjelbërtën. Aktivistët pro-palestinezë e interpretuan këtë si një shfaqje delikate të mbështetjes për Gazën.