Një grua anonime ka paditur Cardi B për sulm fizik dhe neglizhencë, duke pretenduar se reperja i ka hedhur një mikrofon gjatë një performance në vitin 2023 në Drai’s Beachclub, pasi ajo kishte ndjekur kërkesën e Cardi-t për t’u lagur me ujë për shkak të vapës.
Edhe pse reperja nuk u akuzua penalisht nga policia në atë kohë, tani përballet me një padi civile. Mikrofoni i përdorur në incident u shit më pas për 99 mijë dollarë, veprim që paditësja pretendon i ka përkeqësuar gjendjen emocionale. Përfaqësuesit e Cardi B nuk kanë komentuar ende.

