Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Më mungon”. Me këtë këngë, ai shënon një tjetër arritje në karrierën e tij të suksesshme dhe të ngjeshur artistike.
Kënga u publikua në platformën YouTube dhe ka marrë menjëherë reagime të shumta pozitive nga fansat. Brenda vetëm një ore nga lansimi, videoklipi numëroi rreth 19 mijë shikime.