Brooklyn Beckham nuk mori pjesë në festën e 15-vjetorit të motrës së tij, Harper Beckham, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për marrëdhëniet e tensionuara brenda familjes Beckham.
Harper festoi ditëlindjen në restorantin “Sant Ambroeus” në West Palm Beach, Florida, e rrethuar nga prindërit e saj, David dhe Victoria Beckham, si edhe vëllezërit Romeo dhe Cruz me partneret e tyre. I vetmi që mungoi ishte Brooklyn, së bashku me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz.
Mungesa e tij vjen vetëm disa javë pasi Harper kishte bërë një përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet me vëllain, duke vizituar shtëpinë e tij në Beverly Hills. Megjithatë, Brooklyn dhe Nicola nuk ndodheshin aty. Më vonë, përfaqësues të çiftit pretenduan se vizita ishte organizuar për vëmendje mediatike, ndërsa burime pranë familjes Beckham e mohuan këtë version.


