Britney dhe postimet e saj të çuditshme në Instagram janë rikthyer sërish! Ish-ikona e pop-it pretendoi në një postim të ri se “ka bijësuar një vajzë të bukur” me emrin Lennon.
Gjatë fundjavës, 43-vjeçarja, publikoi një ndër videot tipike ku kërcen në shtëpinë e saj dhe në mbishkrim u shpreh se kishte birësuar një vajzë. Në sfond shfaqet edhe një krevat i vogël për bebe.
“Si jeni ju njerëz të bukur këtë mëngjes? Më duhet kafe dhe dua t’ju tregoj që kam bijësuar një vajzë të bukur! Quhet Lennon London Spears!”.
Këngëtarja, e cila ka dy djem, Sean Federline, 19 vjeç dhe Jayden Federline, 18 vjeç, me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline — shtoi se Lennon kishte veshur një fustan të këndshëm, ku shkruhej: “Jam e re këtu”.