Britney Spears ka reaguar publikisht pas pranimit të fajësisë për ngasje te pakujdesshme të automjetit, duke e përshkruar periudhën e fundit si një “udhëtim shpirtëror”. Në një postim në Instagram, këngëtarja tha se gjithçka ishte “një bekim i maskuar”, ndërsa foli për vetë-reflektimin dhe ndryshimet pozitive në jetën e saj.
Sipas mediave amerikane, Spears arriti marrëveshje me prokurorinë pas arrestimit të saj në mars në Kaliforni. Artistja është dënuar me një vit provë, gjobë financiare dhe ndjekje të një programi edukativ lidhur me alkoolin. Burime pranë saj thanë se ajo ka kaluar edhe një periudhë rehabilitimi dhe po fokusohet në shëndetin mendor, familjen dhe rikthimin e balancës personale.


