Brian Austin Green ka treguar se ndarja nga Megan Fox i dha mësime të rëndësishme për marrëdhëniet. Në një intervistë për People, aktori tha se pas divorcit kuptoi se një lidhje e fortë nuk duhet të ndërtohet vetëm mbi tërheqjen fizike, por mbi miqësinë, besimin dhe komunikimin.
Green zbuloi se terapia e ndihmoi të reflektonte mbi gabimet e së kaluarës dhe ta ndërtonte ndryshe marrëdhënien me të fejuarën e tij, Sharna Burgess.
Aktori dhe Megan Fox u divorcuan në vitin 2020 pas gati një dekade martesë dhe kanë tre fëmijë së bashku.


