David Beckham, aktori Ed Westwick dhe disa partnere të yjeve të NFL janë parë duke ndjekur ndeshjet e Kupës së Botës nga suitat private luksoze të FIFA-s.
Sipas Page Six, FIFA dhe kompania On Location po ofrojnë paketa speciale mikpritjeje për Botërorin 2026, me ulëse pranë fushës, ushqim gourmet, pije premium, parking dhe qasje në lounge ekskluzive.
Paketat përfshijnë opsione si Pitchside Lounge, VIP, Trophy Lounge, Champions Club dhe FIFA Pavilion. Disa prej tyre ofrojnë ushqim para ndeshjes, gjatë pushimit dhe pas përfundimit të saj.
Kristin Juszczyk, bashkëshortja e lojtarit të NFL Kyle Juszczyk, tha se këto paketa e bëjnë përvojën shumë më komode, sidomos sepse tifozët nuk kanë nevojë të presin në radhë për ushqim e pije. Çmimet nisin nga rreth 600 dollarë dhe mund të shkojnë shumë më lart për suita private


