Së fundmi Brad Pitt zbuloi sekretin e tij për rininë, dhe ai konsiston në një mënyrë jetese të shëndetshme gjatë ditëve të javës dhe duke e lejuar veten të “hajë çka të dojë” në fundjavë. Përgjigja e tij shkaktoi komente të shumta në rrjetet sociale, pasi shumë besojnë se aktori gënjen dhe e përdor qëllimisht këtë temë, edhe pse shumë janë të sigurt se ai i është nënshtruar një ndryshimi të fytyrës.
Pitt njihet si një nga aktorët më të dëshirueshëm në Hollywood dhe tani ka zbuluar sekretin e paraqitjes së tij në prag të dekadës së shtatë të jetës. Prej kohësh spekulohet se joshësi i Hollivudit ka vendosur të shkojë “nën thikë”, gjë që ende nuk e ka konfirmuar, por këmbëngul se për pamjen e tij rinore është përgjegjëse vetëm një mënyrë jetese e shëndetshme.
