Aktori i famshëm Brad Pitt ka rrëfyer se pas divorcit me Angelina Jolie në vitin 2016, ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht jetën e tij – duke hequr dorë nga alkooli. Në një intervistë të sinqertë për podcast-in Armchair Expert të Dax Shepard, Pitt tha se kishte arritur një pikë shumë të ulët në jetën e tij dhe se i nevojitej një “rindezje” e plotë.
Ai tregoi se ka ndjekur takime për një periudhë të gjatë dhe i konsideron ato si shpëtuese. “Isha pothuajse në gjunjë”, tha Pitt, duke shtuar se grupi i AA ishte i sinqertë dhe pa gjykime, gjë që e ndihmoi të hapet dhe të gjejë mbështetje. Ai po ashtu theksoi se e kishte kuptuar nevojën për të reflektuar dhe për të marrë përgjegjësi për jetën e tij.


