Brad Pitt do të rikthehet në rolin e kaskaderit Cliff Booth nga “Once Upon a Time in Hollywood”. Filmi i ri do të titullohet “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth”, ndërsa këtë herë regjinë e merr David Fincher, me skenar të shkruar nga Quentin Tarantino. Në kast janë gjithashtu Elizabeth Debicki, Scott Caan, Peter Weller dhe Matt Groening.
Historia zhvillohet në vitin 1977, tetë vjet pas ngjarjeve të filmit të parë, dhe ndjek Cliff Booth teksa përballet me një Hollywood krejtësisht të ndryshuar. Filmi do të shfaqet për dy javë në kinematë IMAX duke nisur më 25 nëntor, ndërsa më 23 dhjetor pritet të jetë i disponueshëm në Netflix.


