Brad Pitt do të rikthehet në një nga rolet më të njohura të karrierës së tij, atë të kaskaderit Cliff Booth nga “Once Upon a Time… in Hollywood”.
Filmi i ri tashmë ka edhe titullin zyrtar: “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth”. Ngjarja zhvillohet në vitin 1977, tetë vjet pas filmit të parë, dhe e vendos Booth përballë një Hollywood-i që ka ndryshuar ndjeshëm.
Skenari është shkruar nga Quentin Tarantino, ndërsa regjinë këtë herë e merr David Fincher, duke ribashkuar atë me Pitt pas filmave të njohur si “Se7en”, “Fight Club” dhe “The Curious Case of Benjamin Button”. Filmi pritet të shfaqet fillimisht në IMAX më 25 nëntor 2026, ndërsa në Netflix do të publikohet më 23 dhjetor.


