Brad Pitt u pa sërish në rrugët e zhurmshme të New Yorkut, duke tërhequr vëmendjen me stilin e tij të veçantë dhe praninë e të dashurës së tij, Ines De Ramon. Çifti u fotografua së bashku, duke shfaqur një harmoni të qetë dhe një dukje plot elegancë.
Si gjithmonë, Pitt mbetet ikona e stilit dhe klasit, ndërsa Ines shndrit me thjeshtësinë e saj të natyrshme. Të dy duket se po shijojnë çdo moment të këtij udhëtimi bashkë.