Aktori legjendar i Hollywood-it, Gene Hackman, dhe bashkëshortja e tij, pianistja Betty Arakawa, janë gjetur të vdekur në banesën e tyre së bashku me qenin e tyre.
Lajmi është konfirmuar nga sherifi i qarkut Santa Fe, Adan Mendoza, i cili tha për Santa Fe New Mexican se trupat e çiftit u gjetën të mërkurën pasdite në komunitetin Santa Fe Summit. Autoritetet kanë nisur një hetim, por deri më tani nuk ka indikacione se bëhet fjalë për një akt kriminal.
Sipas policisë, trupat e një burri rreth të nëntëdhjetave dhe të një gruaje në të gjashtëdhjetat u gjetën në vendngjarje, por ende nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes. Autoritetet presin rezultatet e hetimeve të mëtejshme, ndërsa kanë siguruar komunitetin se nuk ka kërcënim për sigurinë publike.
Humbja e aktorit të madh ka prekur thellë industrinë e filmit. Hetimet mbi rrethanat e vdekjes së çiftit po vazhdojnë, ndërsa fansat dhe kolegët po u shprehin ngushëllimet e tyre familjes dhe miqve të aktorit.