Këngëtari i njohur Blero ishte së fundmi i ftuar në radion Vala Rinore, në kuadër të emisionit “Forever Young” me moderatorin Nderim Neziri ndau disa detaje të veçanta nga jeta e tij personale.
Në një deklaratë të sinqertë, Blero pranoi se është në një lidhje:
“Jam i dashuruar, jam i përmbushur,” u shpreh ai. Megjithatë, artisti preferoi të mos zbulojë më shumë për marrëdhënien e tij të fundit.
“Kur po flas shumë, po më marrin sysh,” shtoi ai me humor, duke lënë të kuptohet se këtë herë po zgjedh të mbrojë lumturinë e tij nga syri i keq dhe nga komentet e panevojshme.
Rrjedhimisht, mbetet për t’u parë nëse kjo dashuri e re do të reflektohet edhe në projektet muzikore të ardhshme të këngëtarit.

