Pas dy viteve nga ndarja e tyre martesore në vitin 2022, Blero dhe Afrona Dika duket se kanë përfunduar të gjitha çështjet e tyre të pa zgjidhura dhe janë rikthyer së bashku.
Këngëtari i njohur shqiptar pritet të jetë i ftuar në ‘Talk with Afrona’, siç është shfaqur në një video që është publikuar në YouTube.
Në këtë video, fillimisht shihet Blero, pas së cilës shfaqet edhe blogerja e njohur, Afrona Dika, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër.
“Mbas 2 vite. The Talk”, shkruan Afrona në postimin e saj në Instagram.