Blake Lively tërhoqi vëmendjen me një kombinim të guximshëm të veshjeve gjatë daljes në mbrëmje në New York. Me një stil që kap vëmendjen, ajo veshi një korse të kuqe me shkëlqim, të cilat u kombinuan mjeshtërisht me pantallona të gjera prej lëkure të zeza, duke i shtuar asaj një prekje të veçantë të modernitetit dhe elegancës së lirshme.
Pantallonat janë zbukuruar me detaje florale në të dyja anët, duke shtuar një element artistik në kombinimin e përgjithshëm. Trikoja e lehtë, ngjyrë kafe që ajo kishte lidhur rreth belit dhe flokët e saj të valëzuar plot stil, shtuan një ndjesi të natyrshme dhe të papërpunuar në pamjen e saj tërheqëse.