Seriali i Netflix-it Black Mirror rikthehet zyrtarisht me sezonin e tetë, duke vazhduar eksplorimin e anës së errët të teknologjisë dhe shoqërisë moderne.
Lajmin e konfirmoi krijuesi i serialit, Charlie Brooker, në një intervistë të Netflix, duke thënë se frymëzimi është rikthyer dhe puna për sezonin e ri ka nisur.
Njoftimi vjen pas suksesit të sezonit të shtatë, i cili mori nominime dhe vlerësime në Golden Globe Awards, duke e forcuar edhe më shumë statusin e “Black Mirror”.


