Mijëra bileta për Eurovision 2025 u shitën në vetëm shtatë minuta, ndërsa biletat për provat e spektaklit u rezervuan brenda 20 minutash, raportoi televizioni zviceran SRF. Interesi i madh për këtë ngjarje muzikore bëri që kërkesa për bileta të tejkalojë pritshmëritë.
Ata që nuk arritën të sigurojnë bileta do të kenë mundësi shtesë gjatë raundeve të ardhshme të shitjeve. Organizatorët kanë konfirmuar se në total do të jenë në dispozicion 50,000 – 60,000 bileta, në varësi të hapësirës së nevojshme për pajisjet teknike. Finalja e madhe do të mbahet më 17 maj në St. Jakobshalle, Bazel, ndërsa për ata që nuk mund të jenë fizikisht të pranishëm, do të organizohen festa publike, përfshirë një event në stadiumin fqinj me kapacitet prej 36,000 spektatorësh.