Ben Affleck ka ndarë versionin e tij të historisë. Më shumë se tre muaj pas ndarjes nga Jennifer Lopezi, aktori ka folur për fundin e martesës së tyre dyvjeçare.
“Njerëzit priren të kërkojnë arsye të fshehura ose skandale pas çdo ndarjeje”, shpjegoi ai në një intervistë për GQ-në më 25 mars. “Por e vërteta është shumë më e thjeshtë se sa mund të mendojnë ata”.
Ndërsa pranoi se ai dhe J.Lo kishin dallime të thella në mënyrën se si i qaseshin famës, ai theksoi se ndarja e tyre nuk kishte lidhje me ndonjë dramë apo intrigë.
52-vjeçari, i cili ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner, foli gjithashtu për një video nga dokumentari i Jenniferit: “The Greatest Love Story Never Told”, ku ai ilustroi dallimet mes tyre duke thënë: “Nuk mund të martohesh me një kapiten anijeje dhe të ankohesh që nuk të pëlqen uji.”