Ben Affleck ka arritur një fitore të rrallë në versionin me personazhe të famshëm të emisionit “Who Wants to Be a Millionaire?”, duke fituar çmimin maksimal prej 1 milion dollarësh, të cilin do ta dhurojë për bamirësi.
Aktori u bë pjesë e garës së bashku me kampionin e njohur të “Jeopardy!”, Jamie Ding. Dyshja tregoi njohuri të jashtëzakonshme gjatë gjithë lojës dhe arriti të përgjigjej saktë edhe në pyetjet më të vështira, duke siguruar çmimin e madh.
Shuma prej 1 milion dollarësh do t’i shkojë organizatës Eastern Congo Initiative, të cilën Affleck e themeloi për të mbështetur komunitetet e prekura nga konfliktet në Republikën Demokratike të Kongos.
Për pyetjen e fundit, e cila lidhej me emrat e gjelave të detit të falur tradicionalisht nga presidentët amerikanë për Ditën e Falënderimeve, Affleck dhe Ding përdorën dy ndihma: këshillën e moderatorit Jimmy Kimmel dhe një telefonatë me një mik. Në fund, ata vendosën t’i besonin intuitës së Kimmel-it, duke zgjedhur përgjigjen e saktë dhe duke fituar çmimin maksimal.
Me këtë sukses, Ben Affleck dhe Jamie Ding i bashkohen një grupi shumë të vogël personazhesh të famshëm që kanë arritur të fitojnë 1 milion dollarë në historinë e edicionit special të “Who Wants to Be a Millionaire?”, ku të gjitha fitimet shkojnë për organizata bamirëse.


