Modelet Bella dhe Gigi Hadid kanë njoftuar se do të dhurojnë një milion dollarë për të ndihmuar në përpjekjet humanitare në Palestinë. Këto fonde do të shkojnë tek organizatat “Heal Palestine”, “Palestine’s Relief Fund”, “World Central Kitchen” dhe “Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët “.
Motrat Hadid, të cilat janë të njohura për mbështetjen e tyre për çështjet palestineze, vijnë nga një familje me origjinë palestineze. Pas sulmit të Hamasit mbi Izrael, Gigi Hadid shprehu ngushëllimet e saj për viktimat përmes një postimi në Instagram. Bella Hadid ka shprehur gjithashtu shqetësimin e saj për mungesën e ndjeshmërisë ndaj palestinezëve nga qeveritë në mbarë botën.