Një fotografi spektakolare e Gabriel Medina, surferit olimpik brazilian, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale. Imazhi tregon Medinan “fluturuar” mbi ujë me dërrasën e tij të surf-it në një pozicion që duket thuajse i pamundur fizikisht.
Ky detaj ka shtyrë përdoruesit të debatojnë nëse fotografia është vepër e një redaktimi të zgjuar dhe të teknologjisë së inteligjencës artificiale apo një kapje autentike nga një moment i rrallë sportiv. Ndërsa Medina është i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në surf, kjo fotografi ka kaluar pritshmëritë, duke shtuar misterin rreth tij.