Ajo u shfaq në një fustan të zi prej lëkure me çarje të theksuar në këmbë, që e bëri një nga pamjet më të spikatura të natës.
Fustani ishte i kombinuar me kapele te zezë, çizme lëkure dhe një peliçe luksoze, duke i dhënë look-ut një atmosferë rock-glam.
Fansat dhe mediat u tërhoqën nga pamja e guximshme e Rexhës, e cila mori reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale.
Pamja e Bebe Rexhës u përshkrua si një nga momentet më të komentuar në pas-ndejën e Grammy Awards 2026, ku Rexha tregoi edhe një herë pse konsiderohet një ikone e modës dhe stilit ndërkombëtar.


