Bebe Rexha ka reflektuar së fundmi mbi të kaluarën e saj dhe çfarë do t’i kishte thënë vetes kur ishte më e re. Në një intervistë të ndjerë, këngëtarja shqiptare tha se mesazhi kryesor për vetveten e dikurshme do të ishte të mos shqetësohej për të gjetur dashurinë, por të përqendrohej tek ëndrrat dhe pasionet e saj.
Ajo theksoi se shpesh, vajzat ndihen të kushtëzuara nga pritshmëritë për dashuri apo marrëdhënie perfekte, ndërkohë që fuqia më e madhe që kanë është vetëbesimi dhe qëndrueshmëria për të ndjekur atë që i bën të lumtura. “Dashuria do të vijë kur të jesh e lumtur me veten”, tha ajo.