Bebe Rexha, ylli i muzikës shqiptare me famë ndërkombëtare, ka shfaqur përkushtim ndaj festave të nëntorit, duke ndarë momente nga festimet e bashkatdhetarëve shqiptarë në Amerikë.
Me një postim të thjeshtë në Instagram, ajo ka dërguar urimet e saja për këtë festë të rëndësishme:
“Urime festat e nëntorit” .
Ky urim i thjeshtë, por i ndjeshëm, shpreh përkushtimin e Bebe Rexha ndaj trashëgimisë dhe kulturës shqiptare. Përveç sukseseve në muzikë, ajo mbetet e lidhur me origjinën e saj dhe nuk harron të shprehë dashurinë ndaj vendlindjes së saj në momente të tilla festash kombëtare.
