Këshilla të Bebe Rexhës për të vënë veten në radhë të parë shfaqet qartë në postimin e saj në Instagram ku ajo thekson rëndësinë e vetëkujdesjes në raport me te tjerët. Në postim, ajo shkruan: “Paqja, lumturia dhe shëndeti juaj janë të çmueshme. Nëse situata apo personi ju bën të ndiheni të shqetësuar ose jo të mirë, lëreni dhe vazhdoni përpara. Vendosni veten në radhë të parë. Nëse është toksik që në fillim ose ju jep një ndjesi të çuditshme, ndiqni instinktin tuaj. Mos kini frikë. Mbrojuni. Besoni në vetvete. Ju meritoni gjërat më të mira që bota ka për të ofruar.”
Kjo shprehje është një ftesë për të gjithë ata që mund të ndjejnë pasiguri në lidhjet e tyre, të marrin vendime të mençura për mirëqënien e tyre. Bebe nxit ndjekësit e saj të qëndrojnë të fortë, të mbrojnë lumturinë e tyre dhe të mos lejojnë që të tjerët të cenojnë paqen e tyre të brendshme. Këto fjalë jo vetëm që janë një burim frymëzimi, por edhe një kujtesë për të gjithë ne për të vlerësuar dhe kujdesur për veten në çdo aspekt të jetës.