Bebe Rexha marton vëllain. Festa e nuses (bridal shower) u shndërrua në një festë të vërtetë shqiptare. Këngëtarja e njohur iu bashkua të ftuarve në vallëzim, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë që ruan me traditat dhe muzikën shqiptare.
Në videot e publikuara nga ceremonia, Bebe shihet e buzëqeshur dhe plot energji, duke kërcyer së bashku me nusen dhe vajzat e tjera. Për festën familjare ajo kishte zgjedhur një fustan të kaltër të hapur, me një paraqitje tejet elegante.



