Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka festuar 37-vjetorin e lindjes me një mbrëmje plot atmosferë në New York.
Gjatë mbrëmjes, Bebe mori mikrofonin dhe ndezi atmosferën ndërsa DJ luante disa prej hiteve të saj. Ajo vazhdoi të kërcente dhe të festonte deri në orët e para të mëngjesit, duke u larguar nga klubi rreth orës 02:00.
Festimet për 37-vjetorin u shoqëruan edhe me fotografi të publikuara nga vetë këngëtarja nga New Yorku, të cilat tërhoqën vëmendje të madhe në rrjetet sociale.


