Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca përshkruan emocionet e tyre pas performancës në gjysmëfinalen e parë të Eurovision 2025 dhe për momentin kur u kualifikuan në finale.
Në një intervistë të shkurtër për platformën WiwiBloggs, Beatriçe u shpreh plot gëzim: “Jemi shumë të lumtur. Ishte një ndjesi e mrekullueshme të shihje aq shumë njerëz që të jepnin fuqi. Ishte e bukur, e paharrueshme”.
Shprehu mirënjohje për energjinë që morën nga publiku dhe emocionin që e përjetoi në çdo sekondë të performancës.