Aktorja greke Vana Pefani, e ftuar në një intervistë, ka folur për karrierën e saj në aktrim dhe vështirësitë me të cilat u përball në fillimet e rrugëtimit të saj.
Vana tregoi në emisionin “Happy Day” për reagimet e prindërve të saj kur u tha se dëshironte të ushtronte këtë profesion, teksa u shpreh se babai i saj nuk e mbështeti menjëherë vendimin e saj, gjë që shkaktoi konflikte të forta në familje.
Megjithë kundërshtimet e tij fillestare, ai i ndiqte shfaqjet e aktores pa i thënë asaj, një fakt që sipas saj, ajo e zbuloi më vonë, shkruajnë mediat greke.